Superiorja rikthehet me beteja

Futboll

Superiorja rikthehet me beteja

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:38
Superiorja rikthehet me beteja

Superiorja rikthehet me dy ndeshje mjaft interesante, që nisin prej orës 18:00.

Luan Vllaznia kryesuese e kampionatit, kundër Kukësit që i ka mundur shkodranët në “Loro Boriçi”.

Mundësi për hakmarrje, kurse nga ana tjetër Kukësi kërkon rezultat pozitiv pas tre humbjeve radhazi dhe 10 golave të pësuar në këto ndeshje. Takimi luhet në “Elbasan Arena”.

Në Durrës Teuta do kërkojë të bëjë autokritikë pas disfatës me Vllazninë dhe kryesisht pas asaj loje shumë të dobët që zhvilloi. Përballë do ketë Bylisin, që do kërkojë si të tjerët të paktën mos të humbin në “Niko Dovana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat