Ramos morri hapa kundër dhimbjes, në mënyrë që të paraqitet kundër Bilbaos

Futboll

Ramos morri hapa kundër dhimbjes, në mënyrë që të paraqitet kundër Bilbaos

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:52
Sergio Ramos

Sergio Ramos kishte marrë hapa kundër dhimbjes në mënyrë që të mos humbasë ndeshjen ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinale të Supercopa de Espana.

Para ndeshjes me Athletic Bilbao, u raportua se Nacho ishte duke u nxehur dhe se Sergio Ramos nuk do ta fillonte ndeshjen siç ishte paralajmëruar.

Por, si duket spanjolli nuk e kishte ndërmend të dilte nga loja, në fakt ai ishte njëri nga lojtarët me paraqitjen më të mirë në fushë, dhe se Nacho hyri në lojë, por jo në vend të tij, por në vend të Raphael Varane i cili doli nga loja shkaku i një lëndimi.

Por, sipas “Marca”, Ramos kishte pirë hapa kundër dhimbjes dhe kishte vazhduar lojën. Nuk dihet nëse ky vendim i kapitenit do të mund ta dërgojë atë drejt një lëndimi më serioz sesa ishte parashikuar paraprakisht.

Mbetet të shikohet se çfarë shkalle të lëndimit ka marrë Ramos, dhe a do të jetë serioz apo jo. Kujtojmë që veterani spanjoll nuk ka rinovuar ende kontratën me “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat