Prishtina angazhon ish-trajnerin e Shkupit

Futboll

Prishtina angazhon ish-trajnerin e Shkupit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 14:04
Prishtina angazhon ish-trajnerin e Shkupit

Klubi i futbollit Prishtina ka bërë të ditur se ka angazhuar një trajner të Shkupit. Orhan Abdi do të punojë si trajner kondicional dhe videoanalist.

"Orhan Abdi, 35 vjeç, i lindur më 08.07.1985, është angazhuar në FC Prishtina si trajner kondicional dhe videoanalist. Abdu, Magjistër i Edukatën Fizike, ka punuar në FC Shkupi (2002-2006; 2013-2018; 2020), Rabotniçki (2018-2019), Feronikel (2019), U17 të Maqedonisë (2010-2011) dhe U21 të Maqedonisë (2011-2013).

“Njihem që moti me kryetrajnerin Zekerija Ramadani dhe pas iniciativës së tij, të drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli dhe pas bisedave me krerët e klubit, kam kënaqësinë të pranoj dhe të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan, FC Prishtina. Është kënaqësi dhe privilegj të punoj në këtë klub dhe po ashtu është eksperiencë e mirë për mua që të punoj jashtë Maqedonisë.

Kam punuar me ekipin në dy-tre seancat e fundit stërvitore, gjendja e fizike e ekipit duket e mirë, megjithëse ndodhemi në fazën përgatitore dhe kam besimin se do të arrijmë nivelin që duam ne dhe skuadra do të jetë mjaftueshëm e përgatitur, si fizikisht po ashtu edhe taktikisht”, tha Abdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat