Sqarohet mungesa e Theo Harnandez dhe Calhanoglu në seancat stërvitore

Futboll

Sqarohet mungesa e Theo Harnandez dhe Calhanoglu në seancat stërvitore

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:00
Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu

Është raportuar se Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu nuk janë stërvitur dje për arsye të dyshimeve me COVID-19.

I gjithë konfuzioni erdhi atëherë kur dy yjet e klubit nuk u paraqiten as në seancën stërvitore të premten, gjë që rezultoi në hapjen e thashethemeve për ata.

Sidoqoftë, të dy ishin përsëri në skuadër dhe po stërviteshin rregullisht këtë mëngjes përpara udhëtimit të së hënës në Cagliari.

Theo Hernandez dhe Calhanoglu kanë dalur negativë në test dhe është e konfirmuar se do të udhëtojnë me klubin për në Cagliari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat