“Dembele mund të përfitojë nga largimi i Messit nga Barcelona”

Futboll

“Dembele mund të përfitojë nga largimi i Messit nga Barcelona”

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:15
Ousmane Dembele

Legjenda e Blaugranas, Rivaldo – ka folur për francezin rregullisht dhe beson që ai do të bëhet një lojtar i rëndësishëm në Camp Nou, në rast se largohet Messi

Ousmane Dembele mund të përfitonte më se shumti nga largimi i Lionel Messi nga Barcelona, thotë Rivaldo, me francezin që ende nuk ka treguar potencialin e tij në Camp Nou.

Fituesi i Botërorit ka vuajtur me formë dhe ende nuk i ka treguar cilësitë nga i cili janë pritur, prej që Barcelona dha më shumë se 100 milionë euro për ta transferuar atë nga Borussia Dortmund më 2017.

Rivaldo beson që Dembele mund të marrë rol kryesor, me largimin e mundshëm të Messit në verë – të cilit i skadon kontrata dhe do të jetë i lirë në afat të verës – e që tani Dembele mbetet nën hijen e Messi.

“Tashmë disa herë kam folur për Ousmane Dembele se si ai është një lojtar i shkëlqyer me aftësi të mëdha, por ai thjesht ka nevojë që mos shpërqendrohet dhe të fokusohet në lojë dhe në Barcelonë”, i ka thënë legjenda e Blaugranas Rivaldo Betfairit.

“Ai luajti shumë mirë në ndeshjen kundër Sociedad, ka brumin që ta bëj dallimin në çdo ndeshje dhe mund të përfitojë shumë në rast të largimit të mundshëm të Lionel Messit në verë ku do ta konfirmonte vetën yll të skuadrës”.

“Ai ka një brum të mirë si futbollist, mund të luanë me të dyja këmbët, ka personalitet të madh në fushë, kështu që, ai ka nevojë vetëm të koncentrohet dhe të tregojë aftësitë e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat