Inter – Juventus, formacionet e mundshme të Derby D’Italia

Futboll

Inter – Juventus, formacionet e mundshme të Derby D’Italia

Më: 17 janar 2021 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Interi është nikoqir i Juventusit në ndeshjen e njohur si Derby D’Italia e vlefshme për javën e 18-të në Serie A, takim që zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 20:45.

Nerazzurët kanë pothuajse një skuadër të plotë për të zgjedhur, përveç Danilo D’Ambrosio, Andrea Pinamonti dhe Matias Vecino të lënduar.

Matteo Darmian është përsëri në dispozicion, por ndoshta vetëm nga stoli, pasi Achraf Hakimi dhe Ashley Young pritet të luajnë nga krahët.

Lukaku dhe Lautaro do të jenë dyshja e sulmit, me Vidal të preferuar para Roberto Gagliardinit në mesfushën e zakonshme me Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic.

Juventusit ende i mungon Matthijs de Ligt, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado për shkak të COVID-19, me Paulo Dybala të dëmtuar për të paktën dy javë të tjera me një problem në ligamentin e gjurit.

Duhet të bëhet një zgjedhje në mbrojtje midis Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, ndërsa Weston McKennie ndoshta nuk do të rrezikohet nga fillimi, duke i dhënë Adrien Rabiot fanellën e titullarit.

Chiesa dhe Ramsey kanë lënë pas shqetësime dhe pritet të jenë në formacionin titullar së bashku me Rodrigo Bentancur dhe Gianluca Frabotta.

Nuk ka alternativa të tjera përpara, duhet të jenë Morata dhe Ronaldo, duke dërguar Dejan Kulusevski në stol pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në Coppa Italia kundër Genoas në mesjavë.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, R Lukaku

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Frabotta; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Morata, Ronaldo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat