Ozil e mbyll me Arsenalin, fjalët emocionuese për tifozët

Futboll

Ozil e mbyll me Arsenalin, fjalët emocionuese për tifozët

Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:40
Ozil e mbyll me Arsenalin, fjalët emocionuese për tifozët

Mesut Ozil pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet te skuadra e Fenerbahces.

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane do të luaj në vndin e origjinës te njëra nga skuadrat më të suksesshme turke.

Ozil ka dhënë një deklaratë emocionuiese për këtë vendim që ka marrë.

“Unë do të vij sonte me familjen time në Stamboll. Falënderojë Zotin që më dha mundësinë të përfaqësoj këtë klub”.

“Do ta vesh me krenari të madhe fanellën e Fenerbahces”, tha shkurtimisht Ozil për televizionin turk.

32-vjeçari largohet nga Arsenali pas shtatë viteve e gjysmë të kaluara në Londër.

Ai ka luajtur në 254 ndeshje zyrtare për Topçinjtë ku ka shënuar 44 gola dhe ka bërë 77 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat