Lionel Messi mund të pezullohet me 4 ndeshje, pas kartonit të kuq

Futboll

Lionel Messi mund të pezullohet me 4 ndeshje, pas kartonit të kuq

Më: 18 janar 2021 Në ora: 09:25
Lionel Messi

Lionel Messi mund të pezullohet deri në katër ndeshje moslojë, pasi u ndëshkua me kartonin e parë të kuq në fanellën e Barcelonës në disfatën e së dielës 3:2 në finale të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club.

Barça u duk sikur ishte në binarë për ta fituar trofeun e parë nën epokën e Ronald Koeman pasi e pati epërsinë dy herë falë golave nga Antoine Griezmann, por një gol i vonsëhm i Asier Villalibre e çoi ndeshjen në kohën shtesë.

Inaki Williams ia dha epërsinë Athletic Clubit – i cili në gjysmëfinale e mundi Real Madridin – në minutën e 94-të dhe kur koha po ikte dhe Barcelona po humbiste 3:2, Messi e humbi toruan.

Kapiteni i katalonase e sulmoi Villalibren i mllefosur dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq.

Gjyqtari nuk e kishte parë incidentin por pas ndërhyrjes së dhomës së VAR-it dhe rishikimit të rastit, argjentinasi u ndëshkua direkt me të kuqin. Ky ishte kartoni i parë i kuq i Messit në 753 paraqitje për Barcelonën

Komiteti i Federatës së Futbollit të Spanjës do të mblidhet këtë javë për të vendosur rreth shkallës së ndëshkimit të Messit.

Messi, 33-vjeçar, do të pezullohet me dy ndeshje sigurt, por pezullimi i tij mund të dyfishohet, varësisht sesi e vlerëson veprimin e tij komiteti i federatës.

Ai do ta shërbejë pezullimin në La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Prandaj, Messi do të mungojë kundër Cornella – skuadrës nga kategoria e tretë – në Kupën e Mbretit të enjten dhe në takimin e fundjavës së ardhshme kundër Elches në La Liga. Nëse pezullimi i tij dyfishohet, atëherë ai do të mungonte në ndeshjen e rrethit tjetër në Kupën e Mbretit gjithmonë nëse Barcelona e mund Cornellan, si dhe kundër Athletic në La Liga në Camp Nou më 31 janar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat