Arteta e lartëson Xhakën

Futboll

Arteta e lartëson Xhakën

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:23
Granit Xhaka

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka thurur plot lavde Granit Xhakës, duke thënë se mesfushori shqiptar ka qenë fenomenal që prej se ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Burnley muajin e kaluar.

Xhaka ishte përjashtuar nga ndeshja kundër Burnley direkt me karton të kuq, pasi e kishte kapur për fyti Ashley Westwoodin. Arsenali e humbi atë ndeshje 1:0, duke e vazhduar ecurinë e tmerrshme si pasojë e të cilës ra buzë zonës së rënies nga liga.

Por forma e Arsenalit është përmirësuar dukshëm së fundmi, pasi skuadra e Artetës ka fituar tri herë dhe ka barazuar një herë në katër ndeshjet e fundit në ligë, duke u ngjitur në pozitën e 11-të në tabelë.

Pas pezullimit për kartonin e kuq, Xhaka u rikthye në ekipin e Arsenalit dhe ishte titullar në katër ndeshjet e fundit në ligë.

Përfaqësuesi dhe kapiteni i Kombëtares së Zvicrës – i cili vjen nga Kosova – e ka mahnitur trajnerin e vet në Arsenal, i cili thotë se ndihet i lumtur me mënyrën sesi Xhaka u rikthye nga kartoni i kuq.

“Pas kartoni të kuq dhe me historinë që e ka pasur, Xhaka ishte në pozitë të vështirë dhe neve na u desh të përpiqeshim ta kthejmë atë aty ku ne besojmë se ai mund të jetë dhe aty ku duhet të jetë ai – që nënkupton njëri prej liderëve të këtij ekipi i cili na jep stabilitet neve”, tha Arteta.

“Mendoj se ai ka qenë fenomenal që prej rikthimit nga kartoni i kuq. Ai po luan shumë, shumë mirë. Kundër Palace, ai i kishte disa çaste të rëndësishme dhe ende është i ri. Ai është lojtar që mund të përmirësohet akoma. Është shumë mirë për ne që na është rikthyer ai”, shtoi Arteta.

28-vjeçari nga Gjilani i ka zhvilluar 20 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat deri tani këtë sezon, duke e shënuar një gol. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat