Sokol Cikalleshit bën jehonë në UEFA

Futboll

Sokol Cikalleshit bën jehonë në UEFA

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:51
Sokol Cikalleshit bën jehonë në UEFA

UEFA ka krijuar një sondazh për golin më të bukur të realizuar nga jashtë zone për kompeticionin që lamë pas në Ligën e Kombeve.

E në treshen më të mirë përfshihet edhe ai i ardhur nga e majta e Sokol Cikalleshit.

Bëhet fjalë për të parën rrjetë të tundur në Ligën e Kombeve për kuqezinjtë, që erdhi në atë fitore 0-2 në ndeshjen hapëse me Bjellorusinë.

Goli i sulmuesit kavajas bën jehonë në UEFA, ndërsa ka marrë më pas edhe shpërndarjen e FSHF-së. Qeveria e futbollit shqiptar ka postuar në faqen zyrtare këtë realizim të mrekullueshëm të Cikalleshit, që ishte një element thelbësor për kuqezinjtë në suksesin e ekipit kombëtar, që u rendit i pari në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat