Lojtarët e Real Madrid të befasuar me sjelljen e Zidanes

Futboll

Lojtarët e Real Madrid të befasuar me sjelljen e Zidanes

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:22
Foto Ilustrim

Lojtarët e Real Madrid u kthyen në qendrën stërvitore në Valdebebas të enjten në mëngjes për seancën e tyre të parë stërvitore që nga eliminimi nga Kupa e Mbretit ndaj Alcoyanos, me rezultat 2-1 pas kohës shtesë.

Disa lojtarë kanë pritur që Zinedine Zidane do të shpërthente, pasi ka pasur edhe një kërkesë të tillë, nga disa prej veteranëve.

Sidoqoftë, biseda e trajnerit me grupin e tij të lojtarëve nuk zgjati më shumë se dy minuta dhe i tha fjalët e njëjta me ato që i tha në konferencë për shtyp.

“Ne të gjithë mund të bëjmë pak më shumë”, ishte mesazhi i tij, duke kruar unitet te Los Blancos.

Atmosfera në dhomën e zhveshjes nuk është ajo që ka qenë më parë.

Lojtarët kanë gjetur një Zidane më të ftohtë që kur ai u kthye në post për herë të dytë.

Ai u foli lojtarëve të tij të enjten në stërvitje, por edhe ai mesazh nuk ishte ai që pritej, pas një eliminimi kaq historik dhe të turpshëm. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat