Portieri Entonjo Elezaj ka dalë përfundimisht jashtë planeve të klubit të Kukësit.
Prej disa ndeshjesh ai nuk po grumbullohet nga trajneri Rrahman Hallaçi, i cili në sfidën e fundit i besoi Dashamir Xhikës dhe uli në stol portierin që ka luajtur më shumë titullar këtë sezon: Angelos Tafa.
elezaj
Portierit Elezaj i është bërë e ditur se nuk është më në planet e klubit dhe duhet të gjejë një skuadër tjetër. Mirëpo, në mes është kontrata dhe ajo ende nuk është prishur me konsensus. Palët janë në bisedime, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet.
Elezaj ka kërkuar garanci për aktivizimin, por ka luajtur vetëm në ndeshjen ndaj Volfsburgut në Ligën e Europës dhe më pas qëndroi gjithnjë në stol./Panorama Sport.