Neymar e ndjek këngëtaren shqiptare

Futboll

Neymar e ndjek këngëtaren shqiptare

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:46
Neymar e ndjek këngëtaren shqiptare

Një nga futbollistët më të pëlqyer nga vajzat , Neymar ndjek në instagram këngëtaren shqiptare Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja është shqiptarja e dytë që futbollisti ndjek, pasi ai ka follow edhe Rita Orën.

Nuk dihet se si ka lindur miqësia mes tyre, por Ramosaj ka qenë e ftuar në ditëlindjen e futbollistit vitin e kaluar.

Ajo shoqërohej nga kushërira e saj Anxhelina Hdegjonaj, ku kishte të ftuar nga bota e sportit dhe e modës dhe fotot kanë qarkulluar në të gjitha rrjetet sociale.

Para se ta ftonte në ditëlindje, ata rastisën së bashku në 2019 në Paris për festën e Halloween.

Mesa duket ata kanë mbetur miq dhe kanë ruajtur kontaktet me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat