Abramovich ka dy emra në kokë

Futboll

Abramovich ka dy emra në kokë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:13
Abramovich ka dy emra në kokë

Si duket pronari i Chelseat Roman Abramovich nuk është i kënaqur dhe se e ka humbur besimin tek trajneri Frank Lampard, dhe tani thuhet se janë dy emra që po qarkullojnë në kokën e kreut të “Bluve”, për ta zëvendësuar trajnerin në rrezik Lampard.

Chelsea janë duke kaluar nëpër një formë jo të mirë këtë edicion, kështu duke bërë që spekulimet mbi të ardhmen e Lampard të shtohen më shumë.

Ndërsa dy emrat që Abramovich preferon që t’i afrojë tek Chelsea për pozitën e trajnerit thuhet se janë Julian Nagelsmann dhe Thomas Tuchel.

Tuchel momentalisht është pa detyrë të trajnerit, respektivisht si agjent i lirë, pasi u shkarkua nga Paris Saint-Germain, ndërsa Nagelsmann është në krye të timonit të skuadrës gjermane RB Leipzig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat