Lajm i keq për Xhakën

Futboll

Lajm i keq për Xhakën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:02
Lajm i keq për Xhakën

Sezoni ndoshta ka mbaruar për Taulant Xhakën, por jo edhe dashuria dhe mbështetja e tifozëve të Basel ndaj tij.

Xhaka ka dëmtuar ligamentin e mesëm kolateral dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ndaj nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në pjesën e mbetur të kampionatit, shkruan Gazeta Olle.

Sot, tifozët e skuadrës kanë vendosur që t’i japin mbështetje futbollistit kosovar për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë.

Ata kanë ngjitur një baner para shtëpisë së Xhakës në të cilin shkruhet: “E kuqja është dashuri, e kaltërta besnikëri – Bëhu më mirë Taulant”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat