Inter refuzon shkëmbimin Dzeko-Eriksen

Futboll

Inter refuzon shkëmbimin Dzeko-Eriksen

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:53
Christian Eriksen dhe Edin Dzeko

Sipas mediave italiane, Roma i ka propozuar Interit një “shkëmbim huazimesh”, fjala bëhet për lojtarët Edin Dzeko dhe Christian Eriksen.

Sipas “LaGazzettadelloSport.com”, Roma është e gatshme ta shesë 34 vjeçarin dhe do ta ofrojë atë tek Interi si shkëmbim për të marrë mesfushorin, Christian Eriksen, për të cilin tashmë disa kohë flitet se do largohet nga “Giuseppe Meazza”.

Sipas artikullit, idea e Romës është një shkëmbim i huazimit, Dzeko-Eriksen.

“Giallorossët” po përpiqen të gjejnë dikë që përmbushë nevojat financiare për kapitenin e tyre 34-vjeçar i cili ka një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon.

Conte është një admirues për një kohë të gjatë i sulmuesit boshnjak, por Interi nuk është i bindur për nënshkrimin e tij, edhe nëse ai do të transferohej në “Giuseppe Meazza” si lojtar i lirë.

Inter, në fakt, dëshiron të ulë faturën e pagave të tyre dhe edhe nëse Eriksen dhe Dzeko kanë paga të ngjashme, “Dekreti i Rritjes”, i cili është një ligj që rrjedhë nga pandemia, lejon që “Nerazzurrët” (dhe çdo klub tjetër italian) të marrë një zbritje tatimore prej 50 përqind në pagat bruto të lojtarëve dhe trajnerë nga jashtë.

Si duket, Inter nuk është në favor të shkëmbimit, pas problemeve financiare të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat