Shkupjanët përforcohen me një lojtar nga Ruanda

Futboll

Shkupjanët përforcohen me një lojtar nga Ruanda

Nga: K.G. Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:32
Shkupjanët përforcohen me një lojtar nga Ruanda

Skuadra e futbollit Shkupi nuk ndalet me përforcime, me synim që të jetë e kompletuar në çdo repart për pjesën e dytë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. 

Shkupjanët luftojnë për titullit e kampionit së bashku me Shkëndijen e Tetovës. Skuadra shqiptare renditet në vend të dytë me 33 pikë, ka 6 me pak se Shkëndija.  

“Derisa ekipi po qëndron në përgatitjet bazike për sezonin pranveror, në Antalya të Turqisë, njoftojmë për arritjen e bashkëpunimit me edhe një futbollist mjaft të suksesshëm, që do të përforcojë mbrojtjen e FC Shkupi në vazhdim të kampionatit.

Kryesia ka arritur që të bindë të nënshkruaj kontratë për një vit e gjysmë, mbrojtësin e kombëtares se Ruandës, Abdul Rwatubyaye.

Mbrojtësi Rwatubyaye, vjen nga kampionati më i fortë amerikan, MLS, më saktësisht nga skuadra e Colorado Rapids, ndërsa ka luajtur edhe me Switchbacks FC dhe Kansas City.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar Rwatubyaye, është i gjatë 185 cm dhe me aftësitë e tija ka dëshmuar në kampionatin amerikan se është një mbrojtës mjaft korpulent dhe i fortë.

Rwatubyaye karrierën profesioniste e ka filluar në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa ai që nga vitit 2019 është pjesë e futbollit amerikan, kur në muajin shkurt kishte nënshkruar me ekipin e Kansas, për të kaluar më pas te Colorado Rapids”, njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat