​La Liga spanjolle rikthehet sot me këto ndeshje

Futboll

​La Liga spanjolle rikthehet sot me këto ndeshje

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:08
La Liga spanjolle

La Liga spanjolle rikthehet me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 20, në programin e ditës së shtune.

Ndër ndeshjet më interesante të këtij programi do të jetë mes Alaves dhe gjigantit spanjoll Real Madrid.

Pas 18 xhirosh, Real Madridi gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 11 fitore, katër barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar kështu 37 pikë.

Në anën tjetër, Alaves pas 19 ndeshjesh, kanë regjistruar katër fitore, gjashtë barazime dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e 17 në tabelë me gjithsej 18 pikë.

Programi i plotë i ndeshjeve në La Ligan spanjolle vijon si më poshtë.

16:15 Sevilla (5) – Cadiz CF (9) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)

18:30 Real Sociedad (6) – Real Betis (8) (Stadiumi Anoeta)

21:00 Alaves (17) – Real Madrid (2) (Stadiumi ‎Mendizorrotza)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat