Solskjaer: Mund të ndeshemi më më të mirët

Futboll

Solskjaer: Mund të ndeshemi më më të mirët

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:43
Ole Gunnar Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është shprehur i ngazëllyer me fitoren ndaj Liverpoolit në FA Cup.

Manchester United ka mposhtur Liverpoolin dhe ka avancuar tutje në kuadër të FA Cup, “The Red Devils” u rikthyen dy herë nga avantazhi për ti mposhtur kampionët e Anglisë në një ndeshje spektakolare që përfundoi me rezultatin 3-2.

Solskjaer u shpreh i kënaqur për fitoren e Manchester United.

“Të fitosh si bëmë sot, me këtë zgjedhje lojtarësh dhe me mënyrën se si e bëmë dhe me mënyrën se si e shohim ekipin tonë, është një deklaratë e fortë për vetën tonë”, tha ai.

“Edhe për besimin tonë, dhe në këtë mënyrë me këtë lloj futbolli, mund të përballemi me çdokënd”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat