​Pritet shkarkimi i Frank Lmpard

Futboll

​Pritet shkarkimi i Frank Lmpard

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:20
Frank Lmpard

Lajmet e fundit që vijnë në këtë mëngjes pretendojnë se trajneri i Chelsea Frank Lampard do të shkarkohet nga klubi sot, derisa lojtarëve u është thënë të mos dalin në stërvitje deri pasdite.

Këtë e ka zbuluar gazetari shumë i besueshëm Matt Law i “The Telegraph”, i cili sapo ka postuar në “Twitter” informacionin vetëm pak çaste më parë.

Nuk ka ende shumë informacione për këtë histori, por ai konfirmon se pret të dëgjojë konfirmimin e shkarkimit sot nga klubi, përcjell KosovaPress.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi Chelsea i Lampardit mposhti Luton Toën me rezultat 3-1 në Kupën e FA, duke kaluar në raundin e 5-të të garës.

Por forma ka qenë e dobët në Premier Ligë me një varg rezultatesh të këqija duke e larguar Chelsean nga gara për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat