Jo vetëm Messi/ PSG ofertë faranoike për Sergio Ramos

Futboll

Jo vetëm Messi/ PSG ofertë faranoike për Sergio Ramos

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:26
Sergio Ramos

Në planet e Paris Saint Germain nuk është vetëm Lionel Messi.

Presidenti Al-Khelaifi po punon gjithashtu për një tjetër emër: Sergio Ramos.

Real Madrid nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët për marrëveshjen e rinovimit të kontratës që mbaron këtë 30 qershor.

Më parë, problemi lidhej ekskluzivisht me pagën, por distancat ekonomike dhe vendimi i klubit dhe kapitenit për të mos ndërmarrë hapa për tu afruar kanë gjeneruar edhe ngërçe të tjera.

Tensioni ka lindur midis Sergio Ramos dhe Presidentit Florentino Perez, i cili e qortoi atë se nuk i kishte kuptuar mirë problemet e shkaktuara nga pandemia.

Një krizë marrëdhëniesh që lejoi Paris Saint Germain të hynte në negociata dhe të fitonte pole-position.

Sipas asajj që raporton Radio Onda Cero, natën e kaluar klubi francez ka paraqitur një propozim që duhet marrë seriozisht: 15 milionë euro në sezon deri në 2024. Pothuajse dyfishi i parave të vendosura në tryezë nga Real.

Sheiku i Katarit pret një përgjigje nga Sergio Ramos e më pas të nisë edhe operacionin “Messi”.

Mos harrojmë që më 30 mars Sergio Ramos feston 35-vjetorin e lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat