​Mediat italiane: Ky është vendimi i Napoli për Gattuson

Futboll

​Mediat italiane: Ky është vendimi i Napoli për Gattuson

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:42
Gennaro Gattuson

Napoli thuhet se do të vazhdojë me Gennaro Gattuson si trajner, pasi “Sky Sport Italia” pretendon se “Partenopei” nuk është duke shikuar për alternativa të reja, së paku për momentin

Napoli thuhet se do të vazhdojë me Gennaro Gattuson si trajner, pasi “Sky Sport Italia” pretendon se “Partenopei” nuk është duke shikuar për alternativa të reja, së paku për momentin.

Pas humbjes 3-1 ndaj Hellas Veronas, humbja e dytë brenda një jave, thashethemet në lidhje me të ardhmen e Gattusos në krye të Napolit u shfaqën në mediat italiane.

Raportet pretenduan se e ardhmja e tij ishte e pasigurt dhe e lidhën Rafael Benitezin me një kthim në Napoli.

Por “Sky Sport Italia” ka mohuar këto raporte dhe pretendon se Gattuso ka besim nga bordi i skuadrës, përcjell KosovaPress.

Rinovimi i kontratës midis “Azzurrëve” dhe trajnerit është shtyrë, por raporti pretendon se nuk ka ndryshime të papritura në marrëdhëniet midis dy palëve.

Napoli vazhdon me ndeshjen në shtëpi kundër Spezias në Coppa Italia këtë javë, përpara se të presë Parman në Serie A të dielën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat