Mazrekaj: Nuk fiton gjithmonë ai që pritet

Futboll

Mazrekaj: Nuk fiton gjithmonë ai që pritet

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:50
Mazrekaj: Nuk fiton gjithmonë ai që pritet

Mentor Mazrekaj ishte protagonist për Laçin në ditën e djeshme teksa i dhuroi fitoren të tijve në ndeshjen ndaj Tiranës. Anësori i kirbinasve ka qenë i ftuar në studion e Pressing ku është shprehur se klasifikimi aktual, i duket i drejtë.

“Klasifikimi është më i drejti. Laçi duhet të ishte më mirë, kemi gabuar me ekipet e vendeve të poshtme të tabelës, por renditja është reale.

Ky trepikësh ishte rikuperim i dy ndeshjeve të fundit me Apoloninë dhe Skënderbeun.

Mendoj se skuadrat më të mira në letër kanë qenë Teuta dhe Laçi, por nuk fiton gjithmonë ai që pritet. Prandaj futbolli është sporti më i bukur”, u shpreh Mazrekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat