Hadergjonaj shpërblehet me formacionin e javës

Futboll

Hadergjonaj shpërblehet me formacionin e javës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:42
Hadergjonaj shpërblehet me formacionin e javës

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është bërë pjesë e formacionit të javës së 21-të në Superligën turke falë paraqitjes së tij me Kasimpasa.

Në një formacion të publikuar nga SporArena, 26-vjeçari ndodhet në njëmbëdhjetëshin më të mirë në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

“Njëmbëdhjetëshi i javës së 21-të në Superligë. Cili lojtar mendoni se bëri paraqitjen më të mirë të javës?”, është përshkrimi i këtij publikimi.

Kasimpasa në këtë xhiro fitoi me rezultat 2-0 si nikoqir i Sivasporit, ndërsa në ndeshjen e radhës luan kundër Kayserispor.

Skuadra ku aktivizohet Hadërgjonaj mban vendin e 12-të në tabelë me 25 pikë të arkëtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat