Vehbi Brahimi: Është përhapur një gënjeshtër!

Futboll

Vehbi Brahimi: Është përhapur një gënjeshtër!

Nga: K.G. Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:07
Vehbi Brahimi: Është përhapur një gënjeshtër

Ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit, Vehbi Brahimi, aktualisht kryetar i LRFM-s-ë, reagon se nuk është i kërcënuar nga askush.

Sipas tij, të gjitha ato që fliten janë gënjeshtra të kulluara  

“Për të gjithë opinionin dhe të gjithë qytetarët e Rajonit të Mitrovicës si dhe për të gjithë të interesuarit: Në rajonin e Mitrovicës, duke përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë dhe Skenderajn është përhapur një gënjeshtër, se gjoja që unë jam i kërcënuar - detyruar nga Kryetari i FFK-së Agim Ademi  dhe disa anëtarët të FFK-së për ta mbështetur për përzgjedhjen e Kryetarit të LRFM-së  zotëriun Bardhec Seferi.

Me plotë përgjegjësi deklarohem publikisht se kjo aspak nuk është e vërtetë pasi që unë në asnjë moment as nuk jam kërcënuar por as nuk kam marr ndonjë direktiv nga dikush për përzgjedhjen e dikujt për Kryetar të LRFM-së. Nga sot ua bëjë me dije të gjithëve se përkrahja ime do të jetë gjithmonë për futbollist si Bardhec Seferi qoftë ai nga Mitrovica, Vushtrria apo Drenica që njihet si futbollist apo kontributdhënës i futbollit e që është i denjë për kryerjen e funksionit të kryetarit të LRFM-së. 

Tërë jetën time ia kam kushtuar futbollit dhe futbollistëve”, reagon ashpër Brahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat