Shkupi lëshoi fitoren ndaj rusëve

Futboll

Shkupi lëshoi fitoren ndaj rusëve

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:13
Shkupi lëshoi fitoren ndaj rusëve

Skuadra e FC Shkupit zhvilloi sfidën e dytë në kuadër të përgatitjeve në Antali të Turqisë.

Skuadra nga Çairi lëshoi mundësinë që të regjistrojë fitoren e parë në kompleksin turistik të Turqisë kundër Ahkmat Groznit, pasi që sfida u mbyll me barazim 1-1.

Ilirid Ademi solli epërsi për FC Shkupin në minutën e 39-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Mirëpo në pjesën e dytë, kundërshtari arriti që të gjejë mënyrë dhe taktikët që të kalojë vijën e fundit e skuadrës së FC Shkupit dhe në minutën e 71-të barazoi shifrat në 1-1. Për Fc Shkupin ky është barazimi i dytë në Antali, pasi që në përballjen e parë , kundër Obollonit, shënoi dy gola në barazimin 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat