Liria në Durrës, synon që të përgatitet sa më mirë

Futboll

Liria në Durrës, synon që të përgatitet sa më mirë

Nga: K.Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:51
KF Liria

Klubi i futbollit Liria nga Prizreni udhëton për në qytetin bregdetar, Durrës, me qëllim që të përgatiten sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A. 

Synimi i prizrenasve është që të rikthehen në elitën e futbollit. 

Ata janë të vetëdijshëm se i pret punë e vështirë, kur kihet parasysh se janë në pozitën e gjashtë me 17 pikë apo ngecin për 9 pikë nga lideri Dukagjini i Klinës dhe Malisheva që zë vendin e dytë.    

“Të enjten në mëngjes KF Liria, udhëtoi për përgatitje dy javore në Durrës.

Gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar, pos stërvitjeve, janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore.
Skuadra do të vendoset në Hotel Bonita”, njofton KF Liria.

“Jemi fokusuar pos në sjelljen e përforcimeve, të kemi edhe përgatitje sa më cilësore.

Objektivi ynë mbetet lufta për kthim në elitë”, ka thënë kryetari klubit, Qemal Krasniqi.

Kushtet që ofron klima detare dhe ambienti në Hotel Bonita, do të jenë shtytje për punë edhe më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat