Sekretari i federatës lituaneze, befason për Kosovë

Futboll

Sekretari i federatës lituaneze, befason për Kosovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:31
Sekretari i federatës lituaneze, befason për Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Lituanisë, Edgaras Stankevicius e ka komentuar ndeshjen miqësore ndaj Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar se Lituania do të jetë mysafire e Kosovës në një ndeshje miqësore më 24 mars.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Kjo do të jetë përballja e parë mes Kosovës dhe Lituanisë pasi të dyja skuadrat nuk janë përballur mes vete më parë.

"Ne jemi shumë të kënaqur që e dimë kundërshtarin tonë të parë për këtë vit - Kosovën. Do të jetë një provë e shkëlqyer për Lituaninë para ciklit eliminator për Botërorin 'Katar 2022", ka thënë Stankevicius.

"Ne shpresojmë që COVID-19 të mos e pengojë këtë ndeshje dhe që skuadra jonë t'i bëjë të lumtur tifozët tanë", shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat