Klopp pret që Gomez të mungojë tërë stinorin

Futboll

Klopp pret që Gomez të mungojë tërë stinorin

Më: 30 janar 2021 Në ora: 00:38
Joe Gomez

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, e ka pranuar që do të ishte befasi nëse Joe Gomez do të luante sërish këtë sezon.

Përfaqësuesi i Anglisë nuk ka lujtur për kampionin anglez që kur u lëndua në gju në nëntor të vitit të kaluar.

“A do të jetë ai në disponim këtë sezon? Kur përfundon sezoni, në maj?

Do të jetë afër së paku, do të thosha. Nuk pres…paj, do të isha pozitiv, i befasuar nëse ai do të kthehej këtë stinor, të them sinqerisht”, ka thënë Klopp, sipas Goal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat