Gazeta spanjolle zbulon pagën astronomike të Leo Messit

Futboll

Gazeta spanjolle zbulon pagën astronomike të Leo Messit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:10
Leo Messi

Në edicionin e sotëm, gazeta El Mundo ka zbuluar të gjitha detajet e kontratës astronomike që Lionel Messi nënshkroi me Barcelona në vitin 2017 dhe e cila përfundon në fund të këtij sezoni, kur sulmuesi argjentinas do të jetë një lojtar i lirë.

Sipas gazetës, e cila kishte qasje në dokumentin kontraktual, Messi, në fund të sezonit, do të ketë më shumë se 555 milion euro në xhep, të ndarë midis pagave fikse dhe shpërblimeve për performancat sportive.

Në kohën e rinovimit, në nëntor të vitit 2017, Messi siguroi si një çmim rinovimi, 115 milion euro.

Si një çmim besnikërie ndaj klubit, Argjentinasi siguroi, në këtë periudhë, edhe 77 milion euro – ndërkaq totali arrin në 555 milionë euro…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat