Pas humbjes me Levante, hije shkarkimi për Zidane, zbulohet dëshira e madhe e Perez

Futboll

Pas humbjes me Levante, hije shkarkimi për Zidane, zbulohet dëshira e madhe e Perez

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:35
Zinedine Zidane

Real Madrid humbi 1-2 në shtëpi përballë Levantes ditën e djeshme. Sa herë që “Los Blancos” mposhten rikthehen menjëherë zërat e shkarkimit të Zinedine Zidane.

Francezi vlerësohet nga të gjithë në kampin e kampionëve të Spanjës, por skuadra nuk po tregon aspak stabilitet në rezultatet e marra dhe një ecuri e tillë ka acaruar tifozët, të cilët presin një ndryshim tek ekipi i tyre i zemrës.

Në Spanjë janë të sigurt që pasuesi i Zidane do të jetë Massimiliano Allegri. Trajneri livornez, i cili ka fituar trofe te Milani dhe Juventusi, është i preferuari i presidentit Florentino Perez.

Emri i Allegrit është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Roma, por interesimi nga Real Madrid bën që 53-vjeçari të pezullojë momentalisht bisedimet me ketë ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat