Khedira më në fund mund të largohet nga Juventusi

Futboll

Khedira më në fund mund të largohet nga Juventusi

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:23
Khedira më në fund mund të largohet nga Juventusi

Sami Khedira më në fund mund të largohet nga Juventusi.

Shpesh gjatë afatit kalimtar të janarit ishte spekuluar për klubin e ardhshëm të Khediras.

Gjatë dhjetorit, raportohej se një ribashkim me Carlo Ancelottin tek Everton do të jetë i mundshëm, edhe vet futbollisti kishte pranuar që Premierliga do të ishte "qershia mbi tortë".

Por, sipas Khediras, e rëndësishme është të luante futboll, s’ka rëndësi se ku.

Sipas "Tuttomercatoweb.com", Khedira tanimë ka përfunduar aventurën e tij tek Juventusi.

Mesfushori gjerman do të bashkohet me Hertha Berlinin në Bundesligë, gjashtë muaj para skadimit të kontratës së tij.
Sot pritet të bëjë testet mjekësore dhe pastaj do të firmosë me Herta Berlinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat