Zirkzee konfirmon se do transferohet tek Parma

Futboll

Zirkzee konfirmon se do transferohet tek Parma

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:47
Joshua Zirkee

Sulmuesi i talentuar i Bayern Munich, Joshua Zirkee, ka konfirmuar se do të bashkohet me skuadrën italiane, Parma.

Zirkzee nuk ishte grumbulluar në ndeshen e fundit ndaj Hoffenheim nga trajneri Hansi Flick, dhe kjo shtoi zërat për largimin e tij nga “Allianz Arena”.

Tani, talenti holandez ka konfirmuar për Bild se ai është gati të bashkohet me skuadrën italiane Parma.

“Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin”, tha fillmisht ai

“U desh pak, por unë jam i lumtur se si përfundoi. Unë mendoj se kam mundësinë të përmirësohem në Parma, dhe shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin”, përfundoi Joshua Zirkzee.

19 vjeçari do të bashkohet me Parmën deri në fund të sezonit në formë huazimi, por me një opsion blerje për 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat