Bartomeu thyen heshtjen dhe flet për kontratën e Messit

Futboll

Bartomeu thyen heshtjen dhe flet për kontratën e Messit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:16
Josep Maria Bartomeu

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka mohuar akuzat se ai është personi që ka lëshuar kontratën e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Vikendin e kaluar, media El Mundo, zbuloi kontratën e ‘çmendur’ që fiton argjentinasi dhe ende s’është zbuluar se kush ishte personi që i tregojë këto.

Mirëpo, Bartomeu ka mohuar se ishte ai, derisa tha se nëse nuk do ishte pandemia, Barcelona mund t’i paguante lehtësisht pagën e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

“Është problem serioz dhe krejtësisht e paligjshme të lëshosh kontratat e lojtarëve profesionist”.

“Nëse flet në TV dhe bën akuza është e lehtë, por nuk është shaka dhe do përfundojë në gjyq. Leo meriton gjithçka që fiton”.

“Në dy mënyrat, atë profesionale dhe komerciale. Pa pandeminë, Barcelona lehtësisht do paguante pagat”, tha ai për Esport3.

Messi gjithashtu i ka dhënë dritën e gjelbër avokatëve që ta dërgojnë në gjyq lëndën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat