Liverpooli transferon Ozan Kabakun

Futboll

Liverpooli transferon Ozan Kabakun

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 23:19
Ozan Kabak

Liverpooli ka njoftuar se ka transferuar Ozan Kabakun nga Schalke në formë huazimi.

Skuadra angleze arriti marrëveshje me atë gjermane për të transferuar mbrojtësin turk.

Mbrojtësi 20-vjeçar do të kalojë pjesën e mbetur të 2020-21 me Reds pasi ai arriti marrëveshje në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Kabak përfundoi formalitetet e kalimit nga Gjermania dhe do të udhëtojë në Merseyside më vonë këtë javë.

Reprezentuesi i Turqisë arrin në Anfield pas dy vitesh në Bundesliga, ku përfaqësoi VfB Stuttgart përpara se të bashkohej me Schalke në korrik 2019.

Para transferimit në Gjermani, Kabak erdhi nga radhët e Galatasarayt, ku ai fitoi përvojën e Ligës së Kmapionëve me katër paraqitje në turne në 2018-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat