Çfarë thonë të Schalke për Mustafin?

Futboll

Çfarë thonë të Schalke për Mustafin?

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Çfarë thonë të Schalke për Mustafin?

Me Ozan Kabak që u largua drejt Liverpul, klubit të Schalke 04 iu desh ta zëvendësonte në mënyrë të menjëhershëm. Për këtë gjermanët menduan si alternativë Shkodran Mustafin, i cili zgjidhi kontratën me Arsenal dhe në këtë formë ishte futbollist i lirë.

Kështu, Shalke zyrtarizoi mbrojtësin me origjinë shqiptare i cili tashmë do të jetë pjesë e Bundesligës. Për nënshkrimin me Mustafin ka folur edhe drejtori i Shalkes, Shnajder.

Ky i fundit thekson se kanë nënshkruar me një mbrojtës shumë të mirë.

“Duhet të shohim në këtë transferim nga dy perspektiva. Largimi i Ozan Kabak nga Schalke ka kuptim në aspektin financiar, sidomos pas efektit të koronavirusit. Ne po ashtu besojmë se kemi nënshkruar një mbrojtës shumë të mire, Shkodran Mustafin, që do të mbuloj hapësirën që definitivisht do të lë largimi i Ozanit”, u shpreh Shnajder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat