Çfarë po ngjan me Leipzigun?

Futboll

Çfarë po ngjan me Leipzigun?

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:15
Çfarë po ngjan me Leipzigun?

Skuadra e RB Leipzig ka kohë vetëm pesë ditë t’i shkruajë shtëpisë më të madhe në futbollin europian, UEFA-së.

Klubi gjerman duhet patjetër t’i shkruajë UEFA-së për t’i treguar nëse ndeshja kundër Liverpoolit në 1/16 e UEFA Champions League mund të luhet (për shkak të pandemisë dhe rregullave që kanë vendosur autoritetet gjermane).

Sky Sport raporton sot se nëse Leipzig nuk i shkruan UEFA-së deri më 8 shkurt, atëherë Liverpooli do ta fitojë ndeshjen në ‘tavolinë’ [3-0].

Përveç Leipzig-Liverpool edhe dy ndeshje tjera janë në rrezik: Gladbach-Manchester City dhe Benfica-Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat