Barcelonës i bie me ekip të fortë

Futboll

Barcelonës i bie me ekip të fortë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Barcelonës i bie me ekip të fortë

Është hedhur sot paradite shorti për raundin e gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit. Goglat kanë përcaktuar përballjet Barcelona-Sevilja dhe Levante-Atletik Bilbao.

Kujtojmë që baskët e Bilbaos, të cilët sapo kanë fituar Superkupën e Spanjës, do të zhvillojnë dhe finalen e prapambetur të vitit të kaluar të Kupës së Mbretit me Real Sociedadin.

Ndryshe nga raundet e tjera, gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës do të luhen me dy takime. Sfidat e para do të zhvillohen në datat 9-10 shkurt dhe kthimi në 2-3 mars.

Kujtojmë që finalja e këtij sezoni të Kupës së Mbretit do të zhvillohet në 17 prill në stadiumin “La Cartuja” në Sevilje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat