Muriç do të jetë numri një në portën e Willem II

Futboll

Muriç do të jetë numri një në portën e Willem II

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:24
Muriç do të jetë numri një në portën e Willem II

Arijanet Muric ka kompletuar kalimin në kampionatin holandez Eredivisie në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ishte i huazuar te Granada në Spanjë nga Manchester City, por që nuk kishte shumë hapësira.

Gjiganti anglez vendosi ta huazojë në Eredivisie te Willem II, skuadër që do t’i jap më shumë minuta portierit të Kosovës.

Se Aro do të jetë numri një në portën e Willem II e ka konfirmuar edhe trajneri malazez i kësaj skuadre Zhelko Petroviq.

“Është dashur të përshtatemi me situatën dhe për këtë arsyeje kemi huazuar Aro Muric për pjesën e mbetur të sezonit”, tha drejtori teknik i Willem II, Joris Mathijsen 

Portieri i pare i Willem II, Robin Ruiter është lënduar, ndërsa zëvendësuesi i tij Jorn Brondeel ka mbrojtur 11 takime, por trajneri malazez e ka njoftuar atë se Aro do të jetë numri një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat