Januzaj në formë, asiston për fitoren e Sociedadit

Futboll

Januzaj në formë, asiston për fitoren e Sociedadit

Nga: K.Goca Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Januzaj në formë, asiston për fitoren e Sociedadit

Futbollisti Adnan Januzaj është në formë të mirë dhe sot asistoi për fitoren bindëse të Sociedadit, me rezultat 4:1 ndaj Cadiz. 

Skuadra Cadiz nuk i bëri ballë sulmit të furishëm të vendasve.

Januzaj asiston në golin e tretë kur shënon Isak në minutën e 54-ë. Januzaj ka luajtur standard deri në minutën e 63-të dhe ishte ndër më të angazhuarit në fushë. Golat për vendasit i shënuan Oyarzabal (26' e 34') e Isak (54' e 59') dhe për Cadiz Izquierdo (65'). 

Duhet theksuar se nga fundi i pjesë së parë, Cadiz mbetet me një lojtar me pak, pasi që Mauro përjashtohet me karton të kuq.

Sociedad i mban vendin e gjashtë me 35 pikë pas 22 jave në Spanjë dhe Cadiz është i 14-ti me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat