Koronavirusi “pushton” Atletico Madridin

Futboll

Koronavirusi “pushton” Atletico Madridin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Diego Simeone

Atletico Madrid po kryeson kampionatin spanjoll me 7 pikë më shumë se dyshja Barcelona-Real Madrid (Colchoneros kanë luajtur edhe dy takime më pak).

Problemi aktual për trajnerin argjentinas quhet Covid-19. Dy raste të reja pozitive janë regjistruar në ekipin iberik.

Të infektuarit janë Hector Herrera dhe Thomas Lemar. Të dy mesfushorët kanë nisur menjëherë karantinën.

Jashtë fushave prej rezultimit pozitiv me Covid-19, janë edhe emra si Moussa Dembele, Yannick Carrasco, Joao Felix dhe Mario Hermoso.

Një situatë e vështirë tek Atletico Madrid, por Marca raporton se ndeshja e mbrëmjes së sotme përballë Celta Vigo nuk është në rrezik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat