Morina: Me gabimin tonë e pranuam golin

Futboll

Morina: Me gabimin tonë e pranuam golin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Morina: Me gabimin tonë e pranuam golin

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka thënë se eliminimi nga Kupa e Kosovës erdhi pas gabimit të tyre te pranimi i golit.

Arbëria pësoi humbje minimale sot nga Feronikeli, me këta të fundit që siguruan kalimin për në fazën çerekfinale të kësaj gare.

Pas ndeshjes për mikrofonin e ‘Art Sport’ ka folur Arbnor Morina, i cili komentoi eliminimin e skuadrës së tij.

“Me gabimin tonë e pranuam golin. Një pakujdesi dhe u ndëshkuam. Ndoshta dhemb sepse pranuam gol në çastet e fundit të ndeshjes, teksa po bëheshim gati për vazhdime. Megjithatë, duhet pranua që skuadra u angazhua. Ndonjëherë fati duhet ta kesh me vete. Edhe mungesa e Labinot Ibrahimit ishte evidente, pasi ai është shumë i rëndësishëm për ne” – u shpreh Morina.

Kujtojmë se golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi sot e shënoi Marko Miliçkoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat