Trajneri legjendar tregon avantazhin e Interit: Tani luajnë 1 herë në javë

Futboll

Trajneri legjendar tregon avantazhin e Interit: Tani luajnë 1 herë në javë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:00
Trajneri legjendar tregon avantazhin e Interit: Tani luajnë 1 herë në javë

Ish-trajneri legjendar, Marçelo Lipi, ka folur për situatën e Serisë A, pas eleminimit të Interit nga Juventusi. Sipas 72-vjeçarit, skualifimi nga Kupa e Italisë dhe mosluajta e Interit në kompeticionet europiane i jep kësaj skuadre një avantazh krahasuar me kundërshtarët e saj. Zikaltërit do të luajnë vetëm njëherë në javë, e cila i jep mundësi lojtarëve të jenë më të fokusuar në fitimin e kësaj gare.

“Ka shumë kohë deri në fund të kampionatit dhe shumë gjëra duhet të merren parasysh. Duke filluar me angazhimet. Disa skuadra janë të fokusuara në Kupën e Italisë, disa në Champions dhe disa në Europa Ligë.

Ndërsa Interi luan vetëm në Seria A dhe ka një avantazh krahasuar me skuadrat e tjera. Lojtarët luajnë vetëm njëherë në javë dhe janë më të fokusuar për të fituar skudeton.”- u shpreh Lipi.

Aktualisht Interi ndodhet vetëm 2 pikë më pak se Milani, por por tregon një vijueshmëri të mirë në kampionat. Pas 2 javësh do të jetë derbi Milan-Inter, e cila do të tregojë se cila skuadër e kërkon më shumë fitimin e Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat