Neymar lëndohet 5 ditë para ndeshjes me Barçën

Futboll

Neymar lëndohet 5 ditë para ndeshjes me Barçën

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:39
Neymar

Telashe për Mauricio Pochettinon.

Kundër Barcelonës të martën në Champions League, me 16 shkurt, mund të mungojë ylli i skuadrës, Neymar Junior.

Ai u dëmtua të mërkurën në Kupën e Francës kundër skuadrës së nivelit të dytë, për çka edhe u fajësua Pochettino që e kishte futur në lojë.

Lëndimi nuk duket të jetë i lehtë, ai ka probleme me gjurin e majtë dhe gjatë ditës së sotme do të bëhen më shumë teste për të kuptuar nëse është e mjaftueshme koha prej pesë ditësh për t’u rikuperuar për ndeshjen e sezonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat