Spezia me pronësi amerikane

Futboll

Spezia me pronësi amerikane

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Spezia me pronësi amerikane

Për herë të parë në histori klubi i Spezias kalon në pronësi të një familjeje amerikane, pasi ish pronari Gabriele Volpi ka vendosur t’ia shesë aksionet investitorit Robert Platek.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi në faqen zyrtare, ku dcitohet Volpi të pranojë shitjen e aksioneve dhe të urojë që tashmë familja amerikane Platek të çojë edhe më lart emrin e skuadrës që këtë sezon militon në Serinë A.

“Spezia njofton me krenari se klubi është blerë nga familja Platek. Robert Platek bashkë me të shoqen Laurie Platek dhe fëmijët Amanda, Caroline e Robert Junior, të gjithë ndjekës të futbollit italian, kanë vendosur të bëjnë një investim të rëndësishëm, për t’i hapur udhë një projekti afatgjatë”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

“Jemi shumë të lumtur për blerjen e Spezias. Futbolli italian përfaqëson elitën dhe prej kohësh kemi qenë në ndjekje të mundësisë për të bashkëpunuar me një klub të Serisë A, të vlerësuar për misionin, etosin dhe etikën. I tillë është edhe Spezia, pasi edhe familja jonë ka të njëjtën filozofi: Punë dhe përulje”, tha pronari i ri i klubit italian, Robert Platek.

Ky i fundit është presidenti i fondit Orlean Invest Holding, por në një intervistë të dhënë për mediat italiane pranoi se aksionet e Spezias janë një investim i familjes Platek dhe jo i kompanisë që përfaqëson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat