De Laurentis gati ta afrojë Benitez

Futboll

De Laurentis gati ta afrojë Benitez

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:10
De Laurentis gati ta afrojë Benitez

Aurelio De Laurentis është gjithnjë e më shumë në dyshim nëse duhet të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Xhenaro Gatuzo. Rezultatet po mungojnë në Napoli dhe në rast të një disfate ditën e sotme ndaj Juventus, atëherë Gatuzo mund t’i ketë orët e numëruara.

Ndërkaq, në media është përmendur shpesh emri i Rafa Benitez i cili më parë ka shërbyer si trajner i napoletanëve.

Por, këtë herë duket se është ndryshe pasi De Laurentis e preferon spanjollin në rolin e drejtorit teknik për t’u marrë direkt me merkaton dhe jo si trajner.

Mbetet për t’u parë nëse ky opsion do të ishte i përshtatshëm për Benitez, ndërkohë që për stolin e Napolit ka dalë  në skenë një tjetër emër i njohur. Bëhet fjalë për Valter Maxarrin, mirëpo për këtë të fundit De Laurentis ka dyshime vetëm për anën taktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat