Devolli justifikohet për humbjen në Prishtinë

Futboll

Devolli justifikohet për humbjen në Prishtinë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:29
Devolli justifikohet për humbjen në Prishtinë

FC Prishtina e ka nisur me fitore stinorin vjeshtor. Skuadra e Zekirija Ramadanit ka qenë nikoqire e Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja në fjalë i takoi FC Prishtinës me rezultat 3:1.

Në këtë duel, trajneri i Drenicës, Bledar Devolli u përjashtua me të kuq pas protestave të vazhdueshme.

Pas ndeshjes, trajneri nga Shqipëria është justifikuar për humbjen.

““Une e di që në rregullore në fushën me borë do të duhet të ishte topi i kuq, fusha ishte edhe ngrirë e cila e pamundësonte zhvillimin e ndeshjes dhe për tu zhvilluar ndeshje është dashur të ishte borë e shkrirë për të mos pasur lëndime të futbollistve, pasi ne kemi investuar shumë në këta futbollistë”, ka deklaruar Devolli në “ArtSport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat