Duro: Më vjen keq për Nuabuezen sepse…

Futboll

Duro: Më vjen keq për Nuabuezen sepse…

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Duro: Më vjen keq për Nuabuezen sepse…

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli pas triumfit 0-1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Bylisit, në një takim ku nuk munguan as skenat e dhunës. Tekniku kryeqytetas foli edhe për incidentin e shëmtuar të ndodhur, duke u shprehur:

“Ballshi është një fushë e vështirë. Bylisi ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë. Terreni ishte i vështirë. Rëndësi ka të mbanin rritmini, erdhëm për fitore. Ka qenë një ndeshje heroike e çunave, gjatë gjithë 90 minuta.

Unë i porosis gjithmonë lojtarët, për sa i përket lojës, kartonëve. Më duket se edhe arbitri nuk e ka pirë mirë. Ngjarjet që ndodhën nuk më vjen mirë t’i komentoj. Ishin jo-normale.

Po më vjen keq për Nuabuezen. Kishte kapur gjendjen në 3 ndeshjet e fundit. Ka bërë stërvitje të plota. Më vjen keq që i ndodhi kjo sot. Nuk i dihet penaliteteve. Ndodhi në momentin më të mirë të skuadrës, dhe në momentin që ai po kthehej në gjendjen e duhur.

Skuadrën e kam ndjekur edhe vjet, nuk ka ndryshime nga vjet. Kanë ikur disa lojtarë cilësorë. Çdo futbollistë i ka të qarta detyrat që unë kërkoj. Futbollistët e kanë të qartë, që nuk duhet të dalin jashtë kontureve”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat