Perez dhe Ramos afrojnë qëndrimet

Futboll

Perez dhe Ramos afrojnë qëndrimet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:39
Perez dhe Ramos afrojnë qëndrimet

Mungesa e rinovimi të kontratës së Srgio Ramosit mbetet një çështje e pazgjidhur te Reali i Madridit. Sipas medieve në Spanjë, ditët e fundit ka patur një komunikim mes presidentit Florentino Perez dhe mbrojtësit veteran, por tema e bisedës ka qenë krejt tjetër (për arsye shëndetësore).

Sergio Ramos është duke u rikuperuar nga operacioni i tij në menisk, ndërsa Florentino Pérez nga Koronavirusi. Numri 1 i klubit shpreson që tamponi i radhës të japë rezultat negativ që të ketë mundësi t’i kthehet jetës normale.

Biseda e tyre ishte kryesisht për gjëra personale, por shërbeu për të vendosur ura komunikimi për rinovimin. Real Madridi mbetet i vendosur në propozimin e tij dyvjeçar, i kërkon Sergio Ramosit të pranojë një pagë 10% më pak se aktualja, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia.

Lojtari, nga ana e tij, vazhdon të këmbëngulë se ai dëshiron të dalë në pension te Real Madridi, por nuk e pranon ofertën e klubit.

Në këtë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar, por mediet spanjolle këmbëngulin se komunikimi i nisur mes Sergio Ramosit dhe Florentino Pérezit mund të zbërthejnë operacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat