Barcelona-PSG, sfida kryesore

Futboll

Barcelona-PSG, sfida kryesore

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Barcelona-PSG, sfida kryesore

Faza e “nokautit” në Champions hapet në një mënyrë spektakolare. Në “Camp Nou” luhet ndeshja e madhe midis Barcelonës dhe PSG. Dy nga kandidatët e mundshëm për fitoren finale do të takohen përsëri në kompeticionin europian, në përpjekje që të arrijnë çerekfinalet.

Barcelona ka eleminuar PSG në të tria përplasjet e fundit të Ligës së Kampionëve: çerekfinalet 2012/13, çerekfinalet 2014/15, 1/8 finale të sezonit 2016/17. E vetmja herë kur PSG i kaloi katalanasit në një fazë “nokauti” të turneut ishte në çerekfinalet e sezonit 1994/95 (3-2 në total).

Hera e fundit që Barcelona dhe PSG u takuan ishte në të njëjtin raund (1/8 finale) të Ligës së Kampionëve, sezoni 2016/17. Ekipi katalanas u bë i pari, dhe deri më tani i vetmi, që u kualifikua në raundin tjetër, pasi e humbi ndeshjen e parë me një diferencë prej të paktën katër golash (0-4 në “Parc des Princes”; 6-1 në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”).

“Unë pashë sesi mënyra e lojës së Barcelonës evoluoi pas mbërritjes së trajnerit të ri. Ata filluan një rrugë të re dhe hynë në një kapitull tjetër të historisë së tyre. Ata janë një ekip i fortë me ide të qarta, kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Barcelona është një klub i shkëlqyeshëm, ashtu si PSG. Ne, gjithashtu duam të fitojmë gjithmonë”.

Kështu tha Pochettino dje pasdite, në konferencën për shtyp. Ky është një nga raundet e 1/8 finale që premton më shumë spektakël në Champions. Sidoqoftë, le të shohim formacionet e mundshme të sfidës.

Barcelona nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Sergi Roberto dhe Araujo, ndërsa Pique është rikuperuar, por nuk do të jetë titular. Pragu mbrojtës përpara Ter Stegen do të përbëhet nga Dest, Umtiti (në balotazh me Mingueza), Lenglet dhe Jordi Alba. Në mesfushë planifikohen De Jong me Busquets dhe Pedri, ndërsa Messi do të jetë sulmuesi i parë, i mbështetur nga Dembelè dhe Griezmann.

Mungesa e madhe në anën tjetër është një ish, Neymar, i zëvendësuar nga Kean në sulm. Për të kompletuar tridentin e Pochettino do të jenë Icardi dhe Mbappé. Në mbrojtje: Florenzi, Marquinhos, Kimpempe dhe Kurzawa. Keylor Navas në portë. Në mesfushë: Verratti, Paredes dhe Sarabia. Pra, një ekip hiper-sulmues.

Ja formacionet e mundshme:
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Umtiti, Lenglet, Jordi Alba; de Jong, Busquets, Pedri; Dembélé, Messi, Griezmann.
PSG (4-3-3): Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Verratti, Paredes, Sarabia; Kean, Icardi, Mbappé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat